Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Policia e Kosovës demanton se janë vrarë 15 sulmues, konfirmon 3 të vdekur

Ura tek fshati Banjskë ku të dielën u vra polici Afrim Bunjaku

*Përgatiti: Ridona Berisha

Më 24 shtator 2023, duke iu referuar tensioneve në veri të Kosovës, një grup prej rreth 30 pjesëtarëve të uniformuar kanë sulmuar të dielën pjesëtarët e Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.

Portale të shumta në gjuhën shqipe kanë dezinformuar me numrin e pjesëtarëve sulmues të vrarë, duke publikuar shifra që janë vrarë nga gjashtë, tetë apo deri në 15 pjesëtarë të grupit sulmues në veri të Kosovës.

Fillimisht, mediat publikuan lajmin me titull “Shkon në gjashtë numri i terroristëve të vrarë”, duke lënë të kuptohet që numri i të vrarëve në Manastirin e Banjskës ka shkuar në gjashtë. Kjo u shpërnda nga portale si: Kosova PressDosjaTop-Channel.tv.

Në vazhdim pati raportime përmes së cilave pretendohej se numri i të vrarëve kishte arritur deri në shtatë apo tetë të vrarë. Portalet që e shpërndanë janë: Agjencia Telegrafike ShqiptarePamfletiPanoramaGazeta PapirusSinjaliGazeta Dita.

Tutje, në orën 16:23, përderisa tensionet në veri të Kosovës vazhdonin, faqe në Facebook, si Portal Alt dhe Gazeta Aktuale, publikuan shkrimin me titull “Disfatë e madhe për Serbinë. Deri tani, deri në 15 terroristë të vrarë nga Policia e Kosovës!”. Mirëpo, bashkëngjitur nuk kishin ndonjë informatë zyrtare apo citim të marrë nga Policia e Kosovës, përmes së cilës do të mbështetnin argumentin e dhënë.

Mirëpo, kjo informatë e rreme më vonë u demantua nga Policia e Kosovës, të cilët në komunikatën e tyre të fundit për media kanë deklaruar se janë vrarë vetëm tre sulmues, ndërsa dy të tjerë janë arrestuar.

Referuar situatës së tensionuar dhe rrethanave të krijuara nga sulmet e vazhdueshme terroriste, zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin armët e zjarrit, ku gjatë shkëmbimit të zjarrit tre sulmues janë vrarë, ndërsa janë arrestuar dy sulmues të tjerë. Po ashtu, janë arrestuar edhe katër persona të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve, e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terroristë”, shkruhet në komunikatën e PK-së.

Gjithashtu, në këtë komunikatë, PK-ja ka bërë të ditur se gjatë konferencës së mbajtur më 25 shtator 2023, janë ekspozuar dëshmitë e konfiskuara, automjetet e llojeve të ndryshme, përfshirë të blinduara, dëshmi të qindra armëve të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, uniforma dhe pajisje logjistike, përfshirë armë ushtarake të kalibrit të rëndë, si granata dhe zolla, të cilat janë konfiskuar nga sulmuesit.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.