Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Ripublikohet një lajm i vjetër lidhur me shtrenjtimin e rrymës

“LAJMI I FUNDIT: Shtrenjtimi i rrymës, Gjykata merr vendim” – është titulli i lajmit të publikuar në faqen në “Facebook”, Lajme Fresh 24.

Ky portal i ka mbi 29 mijë ndjekës në llogarinë e tyre në “Facebook” dhe përmes publikimit të lajmeve të paverifikuara, ka lajthitur opinionin publik.

Image

Në lajmin e postuar citohet burimi, që është KlanKosova.tv, por pas verifikimit del që lajmi të jetë publikuar më 16 qershor 2022 në orën 14:39.

Megjithëkëtë, kjo faqe qysh në titull dhe me shkronja të mëdha e ka cilësuar si “LAJM I FUNDIT” duke e paraqitur si lajm aktual. Po ashtu klikimi në faqen në Facebook, çon tek një faqja me emër – bbcnewsm.com.

Në përmbajtje të tekstit është njoftimi i Gjykatës Supreme, i datës 16 qershor (2022), i cili flet për rrëzimin e vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me shtyrjen e zbatimit të tarifave të reja të energjisë elektrike.

Kolegji i Gjykatës Supreme në konfliktin administrativ, sipas padisë së paditësit-propozuesit Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kundër të paditurit-kundër propozuesit Zyra e Rregullatorit për Energji, (ZRrE), me bazë juridike anulim i vendimit të paditurit, nr. prot. 077/22 të datës 16.02.2022 dhe kërkesë për shtyrjen e ekzekutimit të njëjtit, duke vendosur lidhur me kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor të parashtruar nga i padituri ZRrE, kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit, e ka aprovuar si të bazuar kërkesën për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit”, shkruan në njoftimin e Gjykatës.

Vendimi ishte nxjerrë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji i ngriti tarifat të energjisë elektrike. Kjo nxiti pakënaqësi të shumta, ku Partia Demokratike e Kosovës vendosi ta kontestojë atë pranë instancave gjyqësore.

Marrë parasysh interesimin e publikut me qëllim të përfitimit monetar, lajme të vjetra si këto për tarifat e energjisë janë plasuar në vazhdimësi nga faqe online, të cilave nuk u dihet as pronësia as impresumi.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Kosovo Dispatch

In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.