Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Rrena e përsëritur për vdekjen e Mirush Kabashit

Në fillim të janarit 2023, faqe në “Facebook” dhe media të ndryshme shqiptare kanë shkruar mbi gjoja vdekjen e aktorit të njohur shqiptar, Mirush Kabashi.

Image

Mirëpo, lajmin e ka demantuar vet Mirush Kabashi, duke thënë se vazhdon të përsëritet lajmi i rrejshëm për vdekjen e tij. Kjo është hera e dytë që mediet raportojnë për vdekjen e Kabashit, pa e konfirmuar paraprakisht.

“Unë jam gjallë, mos u shqetësoni, të paktën këtë shqetësim ia hiqni njerëzve, demantojeni një lajm i cili po përsëritet, që është i rremë, si duket ka efekte”, ka thënë Kabashi.

Pas reagimit të aktorit, disa media online e kanë fshirë postimin e tyre, por megjithatë lajmi vazhdon të jetë i qashshëm në medie të tjera.

E platforma të tjera duke tentuar kinse ta demaskojnë lajmin kanë përfituar klikime, duke manipuluar me tituj. Kësisoj, faqja në Facebook “Kosova Shqiptar”, në llogarinë e “Facebookut” ka publikuar lajmin me titull: “Vdes ikona Mirush Kabashi në moshën 73 vjeçare”.

Por kur klikon në lajm të kalon në faqen tjetër, “atraktivinfo.altervista.org”, i cili mban titullin- “Lajmi për vdekjen e Mirush Kabashit ishte i rrejshëm turp për ata që dezinformojnë”.  Ndërsa, në përmbajtje është vetëm pjesa ku i urohet shëndet aktorit, pa shtjellim të dezinformatës.

Image

Dezinformata që vazhdon të përsëritet nëpër media tjera online ka nxitur reagime të tjera.

“Më herët u publikua lajmi për vdekjen e aktorit Mirush Kabashi, ndërsa vajza e tij i mohoi këto lajme duke thënë se babai i saj është mirë me shëndetin. Më e keqja që nuk është hera e parë që publikohen lajme të tilla për Kabashin”, thuhet në njërin prej reagimeve në “Facebook”.

Reagimit i janë bashkëngjitur edhe fotografi të disa prej faqeve në “Facebook” që kanë raportuar rrejshëm për vdekjen e tij.

“Kokën lart Mirush Kabashi se pluhun i madh po çohet mbrapa madhështisë sate! Edhe gjatë do t’jetosh”, është një tjetër reagim.

Në fillim të muajit qershor 2021 kishte ndodhur e njëjta gjë, ku disa prej mediave raportuan mbi kinse vdekjen e Mirush Kabashit, por që pastaj i fshinë lajmet.

* Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Kosovo Dispatch

In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.