Connect with us

Hi, what are you looking for?

Debunking

Videoja ku shihen zyrtarë të OKB-së me flamurin serb nuk është realizuar në Kosovë

Në rrjetet sociale ka qarkulluar një video ku shihen zyrtarët e Misionit të Kombeve të Bashkuara duke valëvitur flamurin serb dhe në sfond dëgjohen këngë nacionaliste serbe. Por, pretendimi se ajo është realizuar në Kosovë, nuk qëndron.

Më datë 18 mars 2024, “RKS NEWS” shpërndau në platformën “X” një videon, së cilës i ishte bashkëngjitur përshkrimi: “Krejt e papranueshme! #UNMIKKosova u pa duke valëvitur një flamur #serb, një shpërfillje flagrante për neutralitetin dhe dinamikën e ndjeshme në #Kosovë. Ky provokim minon përpjekjet për paqe dhe fyen thellësisht sovranitetin e Kosovës. Nevojitet veprim dhe sqarim i menjëhershëm!”.

Videoja u shpërnda nga disa profile serbe në “TikTok”, ku në hapësirën e komenteve, shumë komentues e kanë marrë si të mirëqenë këtë video. Disa prej tyre e kanë glorifikuar këtë mision, duke thënë “Rroftë UNMIK-u”, apo “Kosova është Serbi”. Por, ka pasur edhe të tillë që e mohuan se videoja është realizuar në Kosovë.

Foto: RKS NEWS

Pas shpërndarjes së madhe që mori ky postim, Misioni i UNIMK-ut, përmes një deklarate për media, mohoi se videoja është realizuar në Kosovë, tek e kanë kualifikuar si lajm të rrejshëm. Në sqarimin e tyre thuhet se: “trupat e shfaqura në video janë njësia e Forcave të Armatosura Serbe të dislokuara me Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL)”. 

“Ky trillim është i papranueshëm, por UNMIK-u është i vendosur që në mënyrë aktive të vazhdojë të mbrojë të vërtetën; mbështesim verifikimin e fakteve dhe edukimin mediatik; dhe ndërtimin e kapaciteteve të mediave e shoqërisë civile për të promovuar ndërtimin e paqes dhe besimin”, thuhet në sqarimin e tyre.

Më pas ka reaguar edhe RKS NEWS, që fillimisht e kishte shpërndarë videon pa e verifikuar vërtetësinë e saj, duke shkruar se kjo ishte një tentativë e serbëve për të mashtruar opinionin publik, e cila u shpërnda nga kanalet serbe. RKS NEWS në bazë të përshkrimit është një agjenci e lajmeve që ka përafërsisht 600 ndjekës dhe që kryesisht shpërndan postime me përmbajtje politike, përkohësisht raportet Kosovë-Serbi.

Mandati i Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) është përcaktuar nga Këshilli i Sigurimit përmes Rezolutës 1244 të vitit 1999. Misioni që tani është i reduktuar në staf dhe pa kompetenca ekzekutive në vend, angazhohet për të ndihmuar sigurimin e kushteve për jetë të qetë dhe normale për qytetarët e Kosovës dhe për të avancuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.  Derisa Kosova në vazhdimësi ka kërkuar që misioni i UNMIK-ut ta përfundojë mandatin, Serbia insiston që UNMIK-u të mbetet në Kosovë në numër të pandryshuar dhe me mandat të njëjtë. Këshilli i Sigurimit, po ashtu, dy herë në vit mban seanca të rregullta për Kosovën, ku diskutohet për situatën e sigurisë.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.