Inflacioni prej 6.7% e rendit Kosovën si vendin me rritjen më të lartë të çmimeve në rajon, pothuajse dyfish më i lartë se në Shqipëri dhe Serbi. Kjo tregon se qytetarët në Kosovë po përballen me një rënie më të madhe të fuqisë blerëse, ndërsa kostot e jetesës po rriten më shpejt sesa në vendet fqinje.




























































