Connect with us

Hi, what are you looking for?

Njoftime

Konkurs për punë: Asistent/e i/e projektit

Organizata: SBUNKER
Pozita: Asistent/e i/e projektit
Data e fundit për aplikim: 31 Maj 2024

Orari i punës: 40 orë në javë
Lokacioni: Prishtinë, Kosovë

Konkurs për punë: Asistent i Projektit

Sbunker shpall konkurs pune për pozitën e një asistenti të projektit në kuadër të projektit për luftimin e ekstremizmit në Kosovë.

Për organizatën 

Sbunker është organizatë joqeveritare mediatike, themeluar më 2016, e cila angazhohet në ofrimin e pikëpamjeve analitike dhe përmbajtësore për çështje të rëndësishme politike, ekonomike, sociale dhe kulturore në Kosovë, Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Përmes programit “Disinfo”, Sbunker monitoron përmbajtjet e publikuara ditore në mediat vendore dhe identifikon lajme të rreme me tendenca për ta dezinformuar publikun. Për më tepër, Sbunker ofron podkaste të ndryshme në të cilat shtjellohen pikëpamje filozofike dhe teorike, diskutohen libra nga autorë të ndryshëm dhe analizohen çështje politike në rajon.

Projekti

Qëllimi i projektit është bashkëpunimi me bashkësitë qytetare, shoqërinë civile, organizatat e grave dhe të rinjve, si dhe me institucionet e Kosovës në nivel lokal dhe qendror për parandalimin e ekstremizmit shoqëror. Projekti synon ta rrisë ndërgjegjësimin mes qytetarëve dhe të krijojë qëndrueshmëri shoqërore që u bën ballë sfidave me të cilat rrezikohet bashkëjetesa në Kosovë përmes angazhimit qytetar, promovimit të dialogut të brendshëm dhe pajtimit ndër-komunitar. 

Detyrat dhe pergjegjësitë

  • Angazhohet për zbatimin dhe mbarëvajtjen e detyrave të projektit në baza ditore 
  • Bashkëpunon ngushtë me menaxherin e projektit për zbatimin e projektit dhe komunikon me bashkëpunëtorët e projektit
  • Sigurohet që aktivitetet të zbatohen siç janë paraparë në projekt 
  • Sigurohet që buxheti shpenzohet në përputhje me objektivat e projektit 
  • Kujdeset për nevojat administrative dhe financiare të projektit 
  • Mban rregullisht shënime në takime me palët e treta dhe i përgatitë si proces-verbal për menaxherin e projektit
  • I përgatitë përshkrimet për rrjetet sociale për ngjarjet e projektit dhe rreth zbatimit të aktiviteteve të tij 
  • Angazhohet në hulumtim rreth temave të projektit dhe asiston hulumtuesin kryesor në punën e tij.
  • E informon udhëheqësin e projektit për çfarëdo pengese, sfide apo ndryshim në punë  
  • Mban menaxherin e projektit dhe stafin e organizatës të informuar për progresin e projektit 
  • Bashkëpunon dhe i bashkërendon punët me pjesën tjetër të stafit 
  • Përgatitë raporte narrative sipas kërkesave  
  • Angazhohet në detyra shtesë siç mund të kërkohet për nevoja të projektit dhe të organizatës 
  • I raporton menaxherit të projektit dhe Drejtorit Ekzekutiv të organizatës sipas nevojave.

Aftësitë dhe përvoja e kërkuar:

  • Të ketë së paku një vit përvojë pune në një OJQ. 
  • Të ketë aftësi të dëshmuara komunikimi dhe të organizimit në punë. 
  • Të posedojë diplomë Bachelor  në shkenca shoqërore ose të ngjashme; masteri konsiderohet përparësi.  
  • Të ketë njohuri të kontekstit socio-politik në Kosovë dhe rajon.  
  • T’ë komunikojë rrjedhshëm gjuhën shqipe dhe atë angleze.  
  • I/E gatshëm/e për të punuar në një mjedis pune dinamik.

Të gjithë të interesuarit/at duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër motivuese ne gjuhën shqipe në emailin [email protected]  me titull Asistent/e i/e Projektit deri më 31 Maj 2024

Ju lutem kini parasysh se vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë!

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.