Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Kosova, vendi ku dashuria ka gjini

Ilustrimi: BigEye

Ka ardhur një kohë që Kosova ta marrë pozicionin pozitiv për martesën e personave të sekseve të njëjta. Orientimi seksual është çështje personale e çdo individi. Por, kur shteti e ndalon dashurinë mes sekseve të njëjta ajo i kalon suazat e privates.

Me kushtetutën e cila e sheh martesën si të drejtë, që e gëzon çdokush dhe ligjin për familje i cili specifikon martesën si një lidhje mes heteroseksualeve; mes një personi të gjinisë femërore me një të gjinisë mashkullore, ajo nuk tregon qartë se ku ndodhet në këtë çështje.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik i një vendi dhe ligjet harmonizohen me të,  në rastin e Kosovës, ligji për familje është antikushtetues.

Në vitin 2014, Kosovës i ishte krijuar hapësira që ta korrigjojë këtë gabim me fillimin e hartimit të Kodit të ri Civil, por as në këtë draft, i cili i është dërguar qeverisë me 5 korrik 2019, nuk u është njohur martesa homoseksualeve. Situata politike e krijuar pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, ka bërë që ky kod të mbetet pezull. Por, nëse hyn në fuqi ky Kod do të jetë diskriminues, do të shkelë të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtën kushtetuese për martesë, duke çuar kështu në krijimin e një shtrese të dytë të qytetarëve.

Kosova duhet të ndjekë shembullin e demokracive të avancuara, që po i pranojnë këto kërkesa, integrimin në të cilat e ka synim. Martesa mes sekseve të njëjta në Shtetet e Bashkuara u zgjerua nga një shtet në 2004 në të pesëdhjetë shtetet në 2015. Ndërsa, nga 27 shtete anëtare të Bashkimit Evropian, 23 e njohin bashkimin mes sekseve të njëjta ndërsa 14 e lejojnë martesën mes sekse të njëjta.

Martesa është një e drejtë civile e njohur ndërkombëtarisht për të gjithë njerëzit edhe nga deklaratat për të drejtat e njerëzve. Moslegalizimi i martesave homoseksuale ua mohon atyre të drejtën të kenë qasje dhe përfitime që gëzojnë çiftet e martuara heteroseksuale, si mbrojtje sociale, institucionale e juridike si dhe çështjet e trashëgimisë dhe të drejtat pronësore.

Lejimi ligjor i martesave mes sekseve të njëjta është i nevojshëm për ata persona që dëshirojnë të bëhën prindër.  Mbarështimi artificial ose fekondimi në vitro dhe birësimi, janë ndër mënyrat e vetme që sekset e njëjta të bëhen prindër, por që të gjitha kërkojnë që të jesh ligjërisht i martuar. Kështu, atyre u mohet edhe e drejta esenciale për t’u bërë prindër e krijuar familje.

Kosova është një shtet demokratik dhe ka një kushtetutë të atillë andaj duhet edhe t’i ketë dhe t’i vlerësojë vlerat si ajo e lirisë dhe e barazisë. Dy njerëz duhet të jenë në gjendje të zyrtarizojnë marrëdhëniet e tyre, pavarësisht nëse janë homoseksualë apo heteroseksualë. Martesa është një e drejtë themelore e njeriut dhe një zgjedhje personale dhe shteti nuk duhet të ndërhyjë.

Ligji aktual për familje është antikushtetues, diskriminues dhe nuk paraqet vlera demokratike. Andaj, për të përmbushur këtë zbrazëti ligjore duhet të krijohet Ligji i Ri për Familjen, i cili përfshin edhe martesën e sekseve të njëjta, i cili do të harmonizohej me kushtetutën dhe do të respektonte të drejtat e secilit person për zgjedhje të lirë. Me këtë Kosova do të avanconte në respektimin e të drejtave të njeriut.

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.