Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Muzeu i munguar

Me datë 18 maj ishte dita e Muzeut, fatëkeqësisht ende nuk e bëmë një muze të denjë, me vlera historike meritore që trajton dhe rikujton ato që kemi përjetuar si shqiptarë të Kosovës, nën trysnitë për gjenocid, spastrim etnik dhe eksod.

Muzeu është ndërtuar si një simbol në shoqërinë perëndimore që nga Rilindja. Ky simbol është kompleks dhe shumështresor, duke vepruar si shenjë e dominimit dhe çlirimit, të të mësuarit dhe kohës së lirë. Si vende për ekspozitë, përmes koleksioneve, shfaqjeve dhe ndërtesave, muzetë ndërmjetësojnë shumë nga vlerat bazë të shoqërisë. Por këto janë subjekt i kontestimit, dhe muzeu mund të shihet gjithashtu si një vend për politikën kulturore. Në shoqëritë postkoloniale, muzetë kanë ndryshuar rrënjësisht, duke u reinventuar nën trysninë e shumë forcave, të cilat përfshijnë role dhe funksione të reja për muzetë, racionalizëm ekonomik dhe lëvizje drejt një aksesi më të madh demokratik. Kuptimi i Muzeut analizon dhe shqyrton marrëdhëniet midis muzeve dhe publikut të tyre. ‘Muzetë’ janë kuptuar shumë gjerësisht, për të përfshirë galeritë e artit, vendet historike dhe shtëpitë historike. ‘Marrëdhëniet me publikun’ gjithashtu kuptohen shumë gjerësisht, duke përfshirë
ndërveprimet me artefaktet, ekspozitat dhe arkitekturën, të cilat mund të analizohen nga një sërë perspektivash teorike. Këto përfshijnë studimet e kulturës materiale, komunikimin masiv dhe studimet mediatike, si dhe teoritë e të mësuarit dhe studimet kulturore. Analiza e marrëdhënieve të muzeut me publikun e saj e zhvendos theksin nga muzeu si tekst në studime të bazuara në marrëdhëniet e trupave dhe vendeve, identiteteve dhe komuniteteve.

Rëndësia historike dhe kulturore e Muzeut të munguar të luftës:

Kosova ka histori që duhet dokumentuar. Por, deri tash kësaj historie lufte e sakrifice, rezistence, dhimbjeje e rezilience, humbjeje e shkatërrimi, masakrave e gjenocidi nuk iu kushtua një institucion, që tregon se çka ka përjetuar populli ynë.
Kur vetë shqiptarët nuk po i kujtuakan, si t’i kujtojnë të tjerët. Ose nëse shqiptarët i paskan harruar, pse mos t’i harrojnë edhe të tjerët. Fatkeqësisht, sot në Prishtinë ende nuk ka së paku një muze të denjë, i cili do të tregonte aparteidin dhe terrorin që regjimi i Beogradit e ka kryer ndaj shqiptarëve të Kosovës gjatë shekullit që e lamë pas, po sidomos gjatë viteve 90-ta. Gjatë gjenocidit serb në Kosovë, u vranë mijra njerëz, mbi 6000 të zhdukur në rrethana të paqarta, ende mbi 1600 persona të pagjetur, rreth 20 000 gra të dhunuara.10 Sot qeveria serbe mohon krimet e kryera në Kosovë, ndërkohë qytetarët mbajnë vetëm kujtimet e përvojat individuale e brenda familjes. Si rrjedhojë, sikurse çdo vend i botës që tregon historinë e vet, edhe populli shqiptar i Kosovës ka nevojë të lërë gjurmë të historisë së vet në një institucion siç është muzeu historik. Por, në rastin tonë kjo nuk mjafton. Populli ynë ende ka plagët e freskëta pasi që shumë krime mbeten të paevidentuara, prandaj është e rëndësishme të krijohet qendra për hulumtimin e krimeve të luftës.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.