Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Ndërmarrësia për zhvillim

Ilustrimi: Big Eye

Ndërmarrësia për zhvillim

Nd?rmarr?sia shpesh p?rmendet n? ligj?rimin publik si faktor i nevojsh?m p?r zhvillim. Meqen?se nd?rmarr?sia ?sht? e r?nd?sishme p?r zhvillim dhe vazhdon t? p?rdoret n? ligj?rimin publik, ia vlen ta diskutojm? si koncept. K?tu do t? mundohem ta shtjelloj konceptin e nd?rmarr?sis? dhe meritat e tij p?r t? ndihmuar n? zhvillimin e vendit.

Qasja individualiste

Autori që ka shkruar së pari seriozisht për ndërmarrësinë është Shumpeter. Ai asociohet me shprehjen “shkatërrimi kreativ” (creative destruction), dhe sipas tij, ndërmarrësia është një proces i shkatërrimit kreativ të së vjetrës për ta ndërtuar të renë. Shumpeteri i jep rol shumë të rëndësishëm ndërmarrësit në ekonomi. Gjithashtu ai e sheh ndërmarrësin si person të jashtëzakonshëm. Pra idetë e Shumpeterit përputhen me teorinë e Njerëzve të Mëdhenj mbi historinë. Aty supozohet se historia lëvizet nga persona të mëdhenj me karakteristika të veçanta. Ngjashëm, ndërmarrësia, sipas Shumpeterit, është një fenomen që vihet në lëvizje nga persona të veçantë.

Nëse ndalemi të mendojmë për disa shembuj të këtyre personave të jashtëzakonshëm në kohët tona mund t’i gjejmë disa. Për shembull Bill Gates, themelues i Microsoft, Steve Jobs, themelues i Apple, dhe Mark Zuckerberg, themelues i Facebook, mund të merren si ndërmarrës të jashtëzakonshëm. Në shikim të parë këta persona mund të shërbejnë si dëshmi për të vërtetuar teorinë e Shumpeterit. Mirëpo, duhet të ndalemi të mendojmë, sa të jashtëzakonshëm kanë qenë në të vërtetë këta ndërmarrës, dhe çka ka ndikuar në suksesin e tyre?

Teoria e Shumpeterit mund të quhet teori individualiste e ndërmarrësisë. Dhe ka disa probleme me teorite individualiste. Së pari, këto teori i japin shumë rëndësi individit në suksesin e një ndërmarrjeje, që nënkupton se injorojnë gjëra si planifikimi biznesor ose ekonomik. Pastaj, këto teori ndihmojnë në krijimin e miteve që vijnë nga mungesa e informatave për individët ndërmarrës. Për shembull, ajo që nuk përmendet në tregimin e Bill Gates është rrethi në të cilin ai u zhvillua. Gates u rrit pranë një Universiteti në Seattle, laboratorin kompjuterik të të cilit e shfrytëzonte përmes një lidhje familjare. Gates arriti të praktikojë me orë të tëra në programim, qysh në shkollë të mesme. Një fëmijë i ngjashëm pa atë qasje në teknologji moderne nuk do të kishte mundur të arrijë këtë sukses.

Një tjetër problem i teorive individualiste është injorimi i bashkësisë si faktor në suksesin e ndërmarrjeve. Këtu me bashkësinë nënkuptoj rrethin e gjerë, shoqërinë ku operon ndërmarrësi, duke përfshirë ambientin politik. Disa faktorë që ndikojnë këtu janë organizatat/firmat ekzistuese; kuadro; financimi;  infrastruktura ligjore; sistemi i drejtësisë; tregu dhe  zhvillimi i mëhershëm.

Faktorët socialë

Sa i përket faktorit të parë (organizatat/firmat ekzistuese) rasti i Gates tregon se pa laboratorin e universitetit në Seatle, ai nuk do të kishte arritur të zhvillojë aftësitë e tij programuese. Rast tjetër është kompania Nokia, e cila edhe pse llogaritet si dështim, prodhoi disa kompani të reja duke iu ndihmuar inxhinierëve të saj për të themeluar firma të reja që sot janë kompetitive në treg. Duhet të kihet parasysh se asnjë ndërmarrës nuk është i aftë që të bëjë gjithçka vetë në firmën e tij. Që një firmë të ketë sukses duhet të punësojë kuadro të kualifikuar profesionalisht. Kjo nënkupton se e shfrytëzon investimin e shoqërisë e familjeve (përmes edukimit publik e privat) në arsimimin e atyre kuadrove.

Pastaj vjen financimi, ku është e rëndësishme të gjenden investitorë. Që të ndodhë kjo duhet të ekzistojë një treg kapitali. E për këtë duhet të ekzistojë infrastruktura ligjore që mundëson investimet në ndërmarrje të reja (start-up) me risk të vogël.  Kjo na çon te faktori tjetër tejet i rëndësishëm që është sistemi i drejtësisë. Pa drejtësi objektive e të pavarur investitorët nuk kanë besim në zbatimin e kontratave. Kjo do të thotë që risku i investimit është i lartë.

Tregu pason si faktor. Pa ekzistuar tregu i volitshëm, ose kërkesa vështirë se mund të ketë sukses një produkt apo shërbim i ri i plasuar në treg. Këtu shumë me rëndësi janë trendet e përgjithshme teknologjike si për shembull trendi i kompjuterit personal pa të cilin nuk do të kishin pasur sukses as Microsoft e as Apple.

Një faktor tjetër shumë me rëndësi është  zhvillimi i mëhershëm, ku përfshihet investimi i mëhershëm i firmave e i universiteteve ekzistuese në hulumtim e zhvillim. Këtu prapë duhet të marrim shembull Gejts dhe Xhobs të cilët kishin “huazuar” idenë e sistemeve operative të Microsoft e Apple nga IBM. Gjithashtu duhet të përmendim rolin e organizatave publike siç është ushtria amerikane e cila zhvillon teknologji të reja (përmes departmentit të saj DARP-a), e që më vonë komercializohen, si për shembull telefonia mobile.

Vendet në tranzicion/zhvillim

Në rastin e Kosovës, duhet theksuar, se përveç faktorëve që i përmenda më lart ballafaqohemi me problemet e shteteve ne tranzicion/zhvillim siç janë korrupsioni, baza ligjore e manovrueshme për njerëz që janë mbi ligjin, nepotizmi, “njoftësia”, e “krahu i fortë”.

Qasja e ndërvarësisë

Pra përvoja nga jeta reale na bën t’i vëmë në dyshim qasjet individualiste të ndërmarrësisë. Rrjedhimisht e shohim se ndërmarrësia është më shumë një përpjekje grupore. Si qasje alternative është ajo që mund të quhet qasja kolektiviste që e sheh ndërmarrësinë si diçka ekipore, bashkëpunuese, e grupore, që fokusohet te ndërvarshmëria, shoqëria, dhe politikat publike. Si propagues kryesor i kësaj teorie është profesori korean i Kembrixhit, Ha Joon Chang.

Pra e pamë që ndërmarrësia nënkupton shumë më shumë sesa idetë dhe punën e një individi. Pikëpamjet se në vendet si Kosova nuk ka mjaft ndërmarrësi dhe vetëm po të kishte më shumë ndërmarrësi do të kishte zhvillim më të madh ekonomik janë të gabuara. Ndërmarrësia në këto vende ekziston, bile ka më shumë ndërmarrësi se në vendet e zhvilluara, siç mund ta shohim çdo ditë nga numri i personave që mundohen të na shesin gjëra të ndryshme në rrugë. Problemi është se kushtet sociale (mjedisi biznesor, politikat publike) nuk janë të favorshme për ndërmarrësit. Me instalimin e politikave publike adekuate që ndihmojnë ndërmarrësit duke përmirësuar faktorët e përmendur më lart, do të kishim parë aktivitet më të shtuar ekonomik që kishte çuar drejt zhvillimit.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.