Connect with us

Hi, what are you looking for?

Çelnaja

Episodi 3: Pushteti, Dhuna dhe Patriarkati me Visar Ymerin

Në diskursin publik pushteti nënkupton qeverinë, partitë politike dhe institucionet tjera vendimmarrëse. Por, kuptimet dhe praktikat e pushtetit janë më të thella se kaq. Pushteti është njëri ndër konceptet kryesore të shkencave sociale, ndërsa si praktikë herë e qendërzume herë e shpërndarë në kontrollimin, dominimin dhe projektimin e “tjetrit”. Pushteti si agjent i kontrollit është, ndër të tjera, po ashtu praktikë e konstruktimit gjinor të burrit dhe projektimin e tjetrit grua dhe nështrimin e saj.

Episodi i tretë i emisionit Çelnaja i dedikohet raportit midis pushtetit, dhunës dhe patriarkatit. Në emision, së bashku me Visar Ymerin nga Insituti për Politika Sociale – Musine Kokalari, diskutojmë rreth pushtetit dhe formave të shtrirjes së tij. Me Visarin flasim për rolin e pushtetit në legjitimimin e dhunës, ‘superioritetin’ e burrave ndaj ‘inferioritetit’ të grave dhe dekonstruktimin teorik të këtij pushteti të fortë që lehtësisht prodhon “tjetrin” e dobët. Shqyrtuam edhe tema të tjera si nacionalizmi, patriotizmi dhe patriarkati; raporti midis neoliberalizmit, dhunës dhe patriarkatit; kritikës feministe dhe barazisë.

• Autor dhe moderator: Latif Mustafa
• Mysafir: Visar Ymeri
• Montazhi dhe realizimi: Alb Muhaxhiri – Albfilms

Për çdo pyetje, sugjerim, a koment na shkruani në [email protected].

Projekti mbështetet dhe financohet nga Rockefeller Brothers Fund.

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Analizë

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Kosovo Dispatch

In the second episode of Kosovo Dispatch, we talk to Agon Maliqi, an independent analyst and the co-founder of Sbunker, about the legal and...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.