Aktiviteti i radhës publik, i mbajtur sot në Mitrovicën e Veriut, pjesë e projektit “Rinia e Kosovës e Bashkuar Kundër Radikalizmit”, i mbështetur nga Yihr-ks, i financuar nga USAID Kosovo dhe i zbatuar nga Sbunker në bashkëpunim me organizatën Alternativna.
Ky aktivitet mblodhi pjesëmarrës nga të dy komunitetet në Qendrën e Energjisë Qytetare (CEC). I drejtuar nga Adem Bislimi, eventi nxiti dialogun dhe bashkëpunimin përmes një sërë aktivitetesh interaktive dhe simbolike.
Aktiviteti filloi me një ushtrim praktik që përfshinte një skenar të stimuluar, duke i inkurajuar pjesëmarrësit të sfidonin stereotipet. Përmes diskutimeve të hapura dhe argumenteve konstruktive, u theksua vlefshmëria e shqetësimeve të të dyja palëve dhe u nënvizua mundësia e gjetjes së zgjidhjeve kreative dhe të qëndrueshme përmes bashkëpunimit.
Ngjarja vazhdoi me një “Ecje për Paqe”, duke shfaqur solidaritetin dhe bashkëpunimin mes komuniteteve. Më pas, pjesëmarrësit vizituan Muzeun e Kristaleve të Trepçës, duke përjetuar një eksperiencë unike kulturore që theksoi rëndësinë e trashëgimisë së përbashkët për të nxitur mirëkuptimin dhe për të forcuar lidhjet mes komuniteteve.




























































