Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Klasa në zgjedhjet e 11 qershorit

Përse Vetëvendosja është sot lëvizja me më së shumti potencial demokratik dhe pse përkrahja e saj në zonat rurale mund të rritet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Votimi në zgjedhje ndikohet nga shumë faktorë sië janë bindjet ideologjike, rrethanat ekonomike e sociale, familjariteti me kandidatët në garë, vlerat që ata bartin, besimet e rrethit, etj. Ky bllog koncentrohet në analizën e klasës shoqërore si faktor parësor në shpjegimin e sjelljes kolektive të votuesve.

Shoqëria e sotme shqiptare e Kosovës, shikuar nga ana materiale, përbëhet prej tri klasash kryesore: dy të formësuara nga realitetet sociale dhe ngjarjet më të largëta, ndërsa e treta në vitet e fundit të paspavarësisë. është dëshmi e zhvillimit demokratik që më në fund tri partitë (blloqet) e mëdha ia përshtatën etiketën e tyre klasës që përfaqësojnë. Sa më gjatë të kemi shtet dhe sa më shumë të krijojë shteti pranueshmëri meritore, duke ofruar të drejta për nënshtetasit e tij, aq më shumë demokracia do të zhvillohet.

Votimi sipas klasës niset prej ndjenjës dhe nevojës për bashkëveprim me votuesit e tjerë, të cilët gjenden në pozitën e njëjtë ose të përafërt materiale, duke votuar për kandidatët të cilët e përfaqësojnë më shumë atë klasë, me shpresën se pasi kandidatët të marrin pushtetin politik, pozita e klasës mund të favorizohet në distribuimin e të mirave të kësobotshme. Klasa shoqërore ka qenë në vazhdimësi pas lufte dhe mbetet shpjeguese e votimit si përcaktim racional edhe për zgjedhjet e reja parlamentare të 11 qershorit.

LDK-ja, aleatët dhe shtresa e pasur nga socializmi vetëqeverisës

Ndonëse në fillim të viteve 1990-të ligjërisht u instalua pluralizmi politik, shoqëria e Kosovës mbeti edhe për shumë vjet në thelb moniste, e rreshtuar prapa Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si organizatore e rezistëncës paqësore kundër hegjemonisë serbe përmes shtetit paralel.

Por pas daljes së Ushtrisë ëlirimtare të Kosovës (UëK) dhe pas luftës, LDK-ja u bë në thelb përfaqësuese e klasës që jetonte më mirë në kohën e socializmit vetëqeverisës (1952-1989). Kjo klasë kishte qenë më afër punës, më urbane dhe më e shkolluar. Duke poseduar kapital më të madh financiar dhe arsimor (për rrethanat e Kosovës), ajo e kishte më problem të angazhohej në luftën e armatosur; ndërsa mbështetja e LDK-së pas luftës ishte veprim racional në kërkim të ruajtjes së pozitës dhe frikës nga ndryshimi.

LDK-ja pas luftës në vazhdimësi ka pasur rezultatet më të mira në mesin e njëmbëdhjetë komunave që kanë qenë më të pasura dhe më urbane në kulmin e socializmit vetëqeverisës (vitet 70-të). Sa ka qenë partia më e madhe, në kohën e UNMIK-ut, të ardhurat prej punës (si resursi kryesor) kanë favorizuar ish-komunat e pasura dhe popullatën urbane.

Në përgjithësi, UNMIK-u dhe organizatat e mëdha të huaja e riforcuan në mënyrë implicite (ose të anasjelltë) klasën e fortë, të trashëguar nga koha e socializmit me punë dhe qira, e shpesh edhe me përkrahje politike. Ideologjia e LDK-së shkonte në të njëjtin drejtim: duke përkrahur tregun e lirë dhe kualifikimin arsimor për punësim, ajo përkrahte klasën e vjetër më të pasur – që kishte në posedim resurse që e favorizonin.

Logjika e analizës klasore lë anash shumë qëndrime individuale, emocionale, etj. Fundja, vetë Presidentit Rugova babain ia kishin ekzekutuar partizanët dhe ai ishte qartësisht antikomunist. Prapë, LDK-ja në përgjithësi e ka përfaqësuar klasën më të favorizuar nga socializmi dhe kjo lidhje është bërë më e vërejtshme me rritjen e konkurrencës politike. ë

Nga pikëpamja klasore, qeveria dyvjeëare e Isa Mustafës ka qenë qeveria më e mirë e LDK-së, sepse ajo më së qarti ka përfaqësuar interesat e klasës që e mbështet dhe mund të shpërblehet për këtë me votim më të madh. Disa nga vendimet e saj ndërlidhen direkt me ato interesa: kategorizimi i pensionistëve kontributdhënës, ligji për Trepëën etj. Vetë qeveria nisi të binte nga mospajtimet e shprehura për buxhetin kombëtar.

Pothuajse e njëjta vlen edhe për aleatët e LDK-së në koalicionin parazgjedhor. Manifestues është insistimi i kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari, për shtatoren e Fadil Hoxhës. ë

Partitë nga UÇK-ja, ish të varfërit dhe fshatarët

Sipas studimeve sociale, partitë politike e kanë origjinën në klasa shoqërore që formësohen në periudha të gjata historike. Ushtria ëlirimtare e Kosovës ishte themeluar nga ish të burgosurit politikë të Lëvizjes (majtiste) Popullore të Kosovës. Me kohë, ajo gjeti mbështetjen në mesin e popullatës së varur nga bujqësia dhe viset rurale.

Nuk ka dyshim që largësia fizike nga popullata serbe dhe përparësia territoriale e kanë bërë të natyrshme mbështetjen e saj të UëK-së, por në të njëjtën kohë nuk është aspak e rastësishme që ish-komunat e varfëra dhe në përgjithësi rurale kanë qenë më të përfshira në luftë, më të prekura nga pasojat e saj (bazuar në matjet e Komisionit Europian të vitit 1999), dhe kanë mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Alenacën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) pas lufte.

Në vitin 2014, nga dymbëdhjetë ish-komunat e varfra (përfshirë Malishevën që është themeluar më vonë si komunë ) – të vlerësuara nga ish-Këshilli Ekzekutiv më 1975, bazuar në indikatorët e punësimit dhe bruto prodhimit social – PDK dhe AAK patën fituar më së shumti vota në nëntë prej tyre. Këto komuna janë Skënderaj, Dragashi, Vitia, Podujeva, Gllogovci, Deëani, Vushtrria, Klina, Istogu, Rahoveci, Kamenica dhe Malisheva. Baza elektorale e këtyre partive është pikërisht në mesin e këtyre komunave.

Gjatë qeverisjes së PDK-së, dhe sidomos kur ajo ishte e vetmja nga partitë e mëdha në kabinet, të gjithë indikatorët që varen shumë nga shteti – të ardhurat nga puna, nga transferet sociale, investimet në infrastrukturë rrugore dhe shkollore, si dhe subvencionet në bujqësi – shënuan rritje të madhe në këto komuna. P. sh. në vitin 2013, rritja vjetore e kursimeve të obligueshme pensionale (d.m.th. e punëtorëve) ishte më e madhja në Skënderaj (9.2%), Klinë (7.6%) dhe Gllogovc (7.6%).

Shpërndarja territoriale e të mirave dhe të ardhurat e familjeve ndërmjet ish-komunave të varfra dhe të pasura janë baraspeshuar dukshëm – edhe pse indikatorët mbeten në përgjithësi të dobët – në krahasim me periudhën e socializmit vetëqeverisës, kur nga shteti pothuajse përfitonin vetëm ata që ishin në punë (maksimumi 23% e popullatës së aftë). Ndërsa, komunat e varfëra që kanë vazhduar ta mbështesin LDK-në, si Podujeva e Istogu, kanë mbetur mbrapa dhe rezultojnë keq në varfëri, vdekshmëri të fëmijëve, dhe analfabetizëm.

Por, PDK-ja si partia kryesore e dalë nga UëK-ja është transformuar në parti të djathtë dhe ka aplikuar masa dënimi kundër klasës tjetër përmes privatizimit, korrupsionit dhe parcializimit të të mirave shoqërore. Kjo më së miri vërehet me rritjen e migracionit nga zonat urbane.

Dështimi më i madh i saj është rritja e varfërisë në të ardhura në zonat rurale (mbi 7% që nga viti 2007). Kjo tregon se gjithnjë e më shumë ajo transferon drejt një klase të re të pasuruar, dhe nuk e promovon barazinë e përgjithshme. PDK-ja mbetet përfaqësuese e ish-zonave të varfra, por jo më në tërësi përfaqësuese e popullatës rurale.

Në përgjithësi, ekzistojnë me të drejtë rezerva ndaj pozitës materiale të këtyre dy klasave – të pasurve të socializmit vetëqeverisës dhe të pasurve të rinj – jo nga mëria, por ngase shpesh u forcuan në kurriz të varfërisë së pjesës më të madhe të popullatës. Në të dy periudhat, shumicën e të gjitha të ardhurave të shtetit e ka kontrolluar 20% e popullatës ndërsa pjesa tjetër kërkon mbijetesë nga puna në mërgim.

Vetëvendosja, qytetarët dhe fshatarët e papërfshirë

Sikur në rastin e partive të tjera, në Vetëvendosje ka zyrtarë dhe anëtarë që nuk përkojnë me klasën që ajo përfaqëson e që është formësuar qartë në vitet e fundit të paspavarësisë. Kjo klasë përbëhet prej: një pjese të popullatës urbane e të shkolluar mirë që nuk ndjehet djathtas dhe e përfaqësuar nga LDK-ja, e cila shpesh ka simpati ndaj ish-Ushtrisë ëlirimtare të Kosovës, dhe të varfërit e papërfaqësuar nga partitë e dala prej luftës.

Forcimi i VV-së në mesin e popullatës së varfëruar rurale do tëia përmirësojë pozitën elektorale, pasi mbi 60 për qind e popullatës nuk është urbane, dhe mbi të gjitha pozitën e përparësisë morale si përfaqësuese e klasës së ulët.

Vetëvendosja është e favorizuar prej kohës, sepse tani edhe kushtet janë më të mira për të qeverisur, edhe gjendja e përgjithshme materiale më e qëndrueshme. Nuk mund të mohohen as arritjet e saj që janë: profilizimi i qartë në një parti social-demokrate, forcimi i lidhjeve me partitë social-demokrate europiane, përfaqësimi i të papërfshirëve, dhe maturimi diskursiv.

Me programin e saj, për dallim prej PDK-së, ajo jep sinjale se do tëi forcojë të papërfshirët duke mos dënuar të tjerët, por duke përhapur një hegjemoni të barazisë përmes institucioneve universale dhe progresive.

Nëse demokracia kuptohet si forcim i barazisë sociale, Vetëvendosja është sot lëvizja me potencialin më të madh demokratik. Vetë nevojat e elektoratit të saj e bëjnë mobilizimin më aktiv dhe më të rrezikuar nga humbja.

Pa Vetëvendosjen, gara do të ishte mes qytetarëve dhe fshatarëve (përjashtimet janë të vogla dhe shpesh nuk ndërlidhen me klasën). Edhe këtu, ajo i jep fuqi anës universale. Ndërsa e ardhmja e saj do të varet nga koalicionet që do të bëjë, nga njerëzit e saj, dhe cilësia e qeverisjes nëse do tëi jepet shansi. E po ashtu edhe nga trajektorja që do të ndjekin dy blloqet tjera të cilët, si aktorë kryesorë politikë, kanë merita e borxhe të mëdha mbas vete, por edhe mundësi për rizbulim të vetvetes.

Social-demokracia duket se po forcohet kudo sot në hapësirat me shqiptarë, si zgjedhje elektorale. Ndoshta kjo lëvizje do të rezultojë me forcim të njëmendtë të mëtejmë të shqiptarëve dhe të banorëve tjerë në këto hapësira: e kuptuar si barazi në cilësi jetese.

__________

Bllogu mbështetet nga Friedrich-Ebert-Stifftung, zyra në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë bllog nuk paraqesin medoemos besimet e Friedrich-Ebert-Stifftung.

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.