Alfred Marleku ka përfunduar studimet bachelor, master dhe ato të doktoratës në shkenca politike. Aktualisht është ligjërues në Kolegjin “UBT”, Fakultetin e Shkencave Politike.
Për shumë vjet ka punuar si menaxher i projekteve të ndryshme të financuara nga Komisioni Evropian, USAID-i, Ambasada Amerikane etj., të cilat fokusohen, kryesisht, në reformat e arsimit të lartë në Kosovë, veçanërisht në kërkim dhe zhvillim (R&D); kthimin e trurit; zhvillimin e plan-programeve në harmoni me nevojat e tregut etj. Përveç kësaj, për një kohë ka qenë i angazhuar edhe në sektorin publik si këshilltar politik në fushën e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar.
Nisma për krijimin e Bordit të Paqes, e iniciuar nga presidenti Donald Trump dhe e lidhur fillimisht me zbatimin e armëpushimit në Gaza, përsonifikon...
Në librin How States Think: The Rationality of Foreign Policy (shqip: Si mendojnë shtetet: racionaliteti i politikës së jashtme), dy studiues të marrëdhënieve ndërkombëtare,...
Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, sistemi ndërkombëtar përjetoi një transformim rrënjësor. Nga një strukturë bipolare katërdekadëshe mes SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, rendi ndërkombëtar...
Takimet e presidentit amerikan Donald Trump me presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë dhe me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderët kryesorë të vendeve...
Më 13 qershor, Izraeli nisi operacionin ushtarak “Operation Rising Lion”, me qëllim të zhdukjes së fuqisë bërthamore të Iranit, të cilën Izraeli e sheh...