Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Gjuha e përdorur e reflekton kulturën tonë politike

Medoemos, pohimet e profesorit të shkencave politike Bekim Baliqi se „liria e shprehjes mbaron aty ku i cenohet liria dhe dinjiteti i tjetrit“ në S’tatus, janë të sakta dhe shumë relevante për gjuhën e komunikimit publik në Kosovë por a përfaqëson kjo gjuhë edhe kulturën politike të audiencës së këtyre politikajve që përdorin këtë gjuhë? Unë mendoj se po. Për të përdorur argumentat e një vije me Baliqin, Joseph de Maistre thotë edhe se „popullata ka qeverinë që edhe e meriton“ dhe rrjedhimisht edhe gjuhën e përdorun prej politikajve në publikun e Kosovës.

Pra, analiza se ka gjuhe të papërshtatshe e vulgare në diskursin publik Kosovar nuk ëshë edhe lajm i madh. Lajmi i madh do të duhej të ishte se ku qëndron problemi për këtë dukuri dhe si perceptohet kjo liri e shprehjes. Liria e shprehjes ka kuptim vetëm nëse shihet brenda kornizës së limitimit që kjo liri sjellë. Për ta ilustruar këtë, shembulli se “nuk mund të bërtasësh “Zjarr!““ në një teatër të mbushur me njerz nëse nuk ka zjarr dhe nuk ka të drejtë për shprehje në këtë kontekst.

Gjuha e përdorur në publik në Kosovë është problematike. Para disa ditëve nëpër mediat sociale në Kosovë u shpërnda një video ku thuhej por nuk dëshmohej se studentat e gazetarisë nuk I njohin autorët dhe shkrimtarët Kosovar dhe gjithsesi lajmi nuk ishte konfirmuar nga studentat por nga profesorat e tyre të cilët fajësonin sistemin e vjetëruar dhe shpresonin në reforma. Për mua, kjo është burimi I problëmeve sepse po ata profesora janë përgjegjës për nivelin e ulët të mësimdhanjes dhe mospasje të suksesit në transmetimin e dijes tek gjeneratat e reja. Jo edhe aq si mision I shenjët dhe idealist por prakitikisht si veprim për të cilin paguhen nga taksat e po këtyre qytetarëve.

Për këtë gjuhë vulgare dhe të papërshtatshme nuk janë përgjegjës vetëm studentat pra, por edhe profesorët, edhe shoqëria që na rrethon dhe kultura jonë politike e vrazhdë, masculine, misogjeniste, ksenofobe dhe deri diku edhe raciste. Në diskursin politik të Kosovës ende flitet për përkatësinë dhe gjakun e pastër shqiptar dhe kjo me doemos ka ndikim në krijimin e racizmit modern në formën e vet brutale të llojit “nuk I urrej romët por ata nuk janë si ne”, “ne kemi gjak të pastër edhe nuk jemi të përzim”… ky lloj diskursi është përjashtimor dhe nga kjo edhe rrjedhon edhe problem tjetër I mos respektit të profesionalizmit, mos respektit t opinionit në baza të budallëlliqeve të llojit të vet deri në ato banale se dikush ka prindin serb, dikujt I ka punuar prindi apo axha “aty ku nuk duhet”.

Gjuha denigruese nuk fillon në Kosovë me aferën “Pronto” e nuk mbaron me thirrjet e opozitës “kriminel e dhunues” në Kuvend. Kjo lloj gjuhe vetëm se përfaqësohet në Kuvend nga votuesit të cilët pikë së pari në urrejtjen më të madhe shprehen sharje në nënë apo motër të kundërshtarit që në parim do të duhej të ishte cilësuar plan për dhunim. Me siguri se nënat tona nuk do kishin dëshirë të bënin seks me ata që nuk na dojnë por shprehen ashtu. Pra, në formën e gëzimit të madh “uh sa mire bre nonen ja…” dhe në formën e fundit të hidhërimit “uh sa keq bre nonen ja…” janë shprehje e njëjt e dhunës seksuale sim jet për të shprehur mllefin. Kjo nuk bëhet vetëm tek njerzit ordiner por edhe në nivelet më të larta të shtetit. Pra, kush e ka fajin?

Për të shtuar argumentet e tilla, duhet parë edhe gjuhën tjetër dhe metodën e komunikimit të institucioneve publike në Kosovë. Sa letra publike kemi parë javëve apo muajve të fundit? (E them me qëllim parë dhe jo lexuar!). Duke parë akademikë, ministra, rektorë dhe kryesues të institucioneve e partive politike që shkruajnë letra për personat që kanë zyrat jo më shumë se 300 apo 500 metra larg njëri tjetrit. Cka tregon kjo për komunikimin dhe gjuhën e komunikimit që aplikojmë ne në diskursin publik? E vetmja mënyrë që mos të shahemi me nëna të shkreta plaka në shtëpi është të shkruajmë gjoja letra publike që zakonisht janë apolegjetike për dicka që nuk kanë bërë apo e kanë bërë por menduar pak më ndryshe.

Fajin e ka shkolla fillore që këto shprehje jo vetëm se ndëgjohen por edhe tolerohen. Pas kësaj në radhë, fajin e ka shkolla e mesme ku këto shprehje sofistikohen dhe përdoren edhe nga personeli arsimor dhe kurorëzohen nga përdoruesit e arsimit të lartë I cili nivel arsimi nuk është tjetër përveq një tejzgjatje e arsimit fillor. Natyrisht se une nuk kam fakte shkencore për këtë hipotezë por kam përvojën e kalimit nëpër të gjitha këto nivele të arsimit në Kosovë. Ilustrim për këtë duhet të jenë edhe videot e shumta që postohen nga nxanësat e shkollave fillore dhe të mesme si glorifikim i dhunës ndaj njëri tjetrit. Rasti i Mitrovicës kur një vajzë ushtronte dhunë ndaj bashkëmoshatares tregon më së miri për gjuhën në shkolla fillore. Pothuajse njëjt është edhe në shkolla të mesme dhe për këtë mjafton të kaloni afër cilësdo shkollë të mesme në Prishtinë pët të ndëgjuar sharjet e ndyta që tanimë janë pjesë e shprehjeve „normale“.

Pra, mungesa e dijes për autorët Kosovar nuk është edhe aq tragjike dhe dihen përgjegjësit të cilët janë pikërisht ata që kërkojnë reforma e vet janë pjesë e sistemit që duhet reformuar dhe nuk reformohen. Tragjike është mungesa e kulturës politike, kulturës së të shprehurit, dhe tejzgjatja e shkollës fillore deri në nivelin universitar.

Për ta thelluar argumentin edhe me tepër në këtë aspekt, duhet thënë edhe se gjuha që përoret në publikun Kosovar është vetëm përfaqësimi I votuesit në po atë nivel që voton persona të tillë. Votuesit në Kosovë nuk I pengon racizmi, nuk I pengon ksenofobia, nuk I pengon diskursi maskulin që përcmon femrën deri në nivelin e vlerësimit të tyre pozitiv me fjalën se “është si burrë” dhe anasjelltas për burrat. E për këtë, fajin e ka edukimi.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Çelnaja

Në episodin e 30 të Çelnajës, së bashku me profesorin e antropologjisë Nebi Bardhoshin, trajtojmë disa koncepte me rëndësi që janë pjesë e korpusit...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.