truAktiv vjen në Mitrovicë! Aktivizoni trurin me një injeksion katërditor të ligjeratave dhe diskutimeve që synojnë të zbërthejnë thelbin e sfidave dhe problemeve të përditshmërisë. Dëgjo dhe debato për qasjen dhe parimet drejt zgjidhjeve të tyre. Mëso si të formësosh mendim për një cështje të caktuar, si të mendosh në formë kritike dhe si ta plasosh atë mendim në publik. Të gjitha këto, në një vend, në truAktiv.
Për çka po bëhet fjalë?
Sbunker dhe Kosovo 2.0 ftojnë të gjithë të rinjtë e moshave 17-20 vjet nga qyteti i Mitrovicës që të bëhen pjesë e edicionit të tretë me radhë të programit truAktiv.
truAktiv është program katërditor i ndarë në dy pjesë. Përmes shtyllës së parë, ligjeratave dhe diskutimeve tematike, programi synon që të nxisë mendimin kritik rreth temave politike dhe sociale. Përmes shtyllës së dytë, punëtorisë për shkrim dhe blogging, programi synon që t’i forcojë shkathtësitë për shkrim efektiv dhe aspektet teknike të krijimit dhe menxhimit të një bllogu.
Kur dhe ku?
Programi i tretë mbahet në Mitrovicë në datat 8-11 shkurt. Ligjeratat dhe diskutimet tematike mbahen gjatë ditëve të javës (mërkurë – premte) prej orës 13:00 deri në ora 18:00. Punëtoria për shkrim dhe bllog mbahet të shtunën, nga ora 09:00 deri në 16:00.
Pas edicioneve në Prishtinë e Ferizaj, dhe tani në Mitrovicë, truAktiv do të vazhdojë në secilën qendër tjetër të Kosovës.
Cili është programi?
Shtylla 1: Ligjeratat tematike (8-10 shkurt)
Visar Arifaj, kryetari legjendar i Partisë së Fortë, do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit për aktivizmin e tij dhe të Partisë, si dhe për fuqinë e kritikës sociale përmes satirës.
Petrit Zogaj, drejtori i Lëvizjes Fol, do të bashkëbisedojë me pjesëmarrësit për rolin e shoqërisë civile në kërkim të llogarisë dhe demokratizimin e shoqërisë.
Dastid Pallaska, avokat dhe partner menaxhues i firmës Pallaska & Associates, do të bashkëbisedojë për sfidat e krijimit të një shteti ligjor në Kosovë.
Hajrulla Çeku, nga organizata Ec Ma Ndryshe nga qyteti i Prizrenit, do të flasë për përvojat e aktivizmit në nivel lokal
Shqipe Gjocaj, aktiviste feministe dhe autore shkrimesh në sbunker, do të flasë për sfidat e pabarazisë dhe diskriminimit gjinor në Kosovë.
Dafina Halili, gazetare e Kosovo 2.0, do të flasë për mënyrën se si mediat krijojnë sterotipe për komunitetet e ndryshme në Kosovë.
Majlinda Hoxha, fotografe dhe artiste, do të flasë për rolin e artit dhe artistëve në jetën sociale dhe politike.
Shtylla 2: Punëtoria e shkrimit dhe bllogut (11 shkurt)
Agon Maliqi, redaktor bashkëthemelues i bllogut sbunker dhe autor kolumnesh, do të mbajë punëtori për teknikat efektive të shkrimit.
Bardha Ahmeti, nga organizata Lens dhe krijuese e bllogut për ushqim, do të mbajë puntori për aspektet teknike të krijimit dhe menaxhimit të një blogu specifik.
Çka përfitoni?
Mundësinë për të mësuar diçka të re. Për t’u njohur me të rinj të tjerë kurreshtar sikurse ju. Për të shkruar dhe për të botuar në sbunker dhe Kosovo 2.0. Për të bërë punë praktike dy-mujore në sbunker apo Kosovo 2.0. Për të marrë një certifikatë si të rinj truAktiv.
Si të aplikoni?
Aplikimi është i hapur për të gjithë të rinjtë e moshës 17-20 vjeç nga komuna e Mitrovicës. Për ligjeratat tematike do të pranohen deri në 40 pjesëmarrës, ndërsa për punëtorinë e shkrimit dhe bllogut mund të pranohen deri në 15 persona.
Apliko tani
Për të aplikuar në program, ndiqni vegëzën dhe përgjigjuni në pyetjet e parashtruara. Afati i aplikimit për serinë në Mitrovicë është deri në mesnatën e 4 shkurtit.