Connect with us

Hi, what are you looking for?

Disinfo

Disa media serbe dramatizuan me parakalimin e FSK-së në Përvjetorin e Çlirimit

Foto: Zyra e Kryeministrit
Foto: Zyra e Kryeministrit

Parakalimin e pjesëtarëve të FSK-së dhe Policisë së Kosovës me rastin e Përvjetorit të 25-të të Ditës së Çlirimit, disa media serbe e kanë interpretuar si kërcënim për serbët. Ky pretendim nuk është mbështetur në fakte, tek artikullin e kanë përpiluar duke nxjerrë nga kontesti raportimet e mediumeve të tjera në gjuhën shqipe dhe serbe.

Më 12 qershor 2024, portali serb Kurir.rs dhe ai Udarnavest.rs publikuan tekstin me titull: “KËRCËNIM I RI I ALBIN KURTIT! Çfarë dëshiron të thotë kryeministri i institucioneve të përkohshme të Prishtinës?”. Veç titullit sensacional, shkrimi bazohet në artikullin paraprak të publikuar në Kosovo Online, me titull: “Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja”, duke shtuar se “asnjëherë nuk ka qenë më e madhe dhe më e armatosur se sot”.

Foto: Kurir.rs

Vënia e titujve keqinterpretues nga media si “Kurir” ndikon në rritjen e mosbesimit të qytetarëve serbë të Kosovës ndaj institucioneve vendore dhe bëhet me qëllim të promovimit të narrativës kinse Qeveria e Kosovës ka për qëllim dëbimin e serbëve nga Kosova.

Para nisjes së paradës, Kurti mbajti një fjalim në ceremoninë qendrore, ku përmendi kapacitetet aktuale ushtarake, më shumë se gjashtë vjet pas miratimit të pakos së ligjeve për shndërrimin e FSK-së nga një mandat për mbrojtje civile e reagim emergjent, në forcë mbrojtëse.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se: “Ushtria e Kosovës nuk ka qenë kurrë më e madhe se sot dhe më e mirë armatosur dhe pajisur. Kurrë nuk ka qenë më e stërvitur, trajnuar e shkolluar në akademitë më prestigjioze ushtarake të ushtrive mike perëndimore. Por, edhe kurrë s’ka qenë më e fuqishme dhe e gatshme për ta mbrojtur territorin dhe sovranitetin tonë dhe jetët tona, sepse ky është misioni i saj, ta mbrojë Kosovën dhe të zhvillohet e avancohet krahas aleatëve tanë”.

Përveç parakalimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, nuk ka pasur ekspozim të armatimit për të cilin Kurti është shprehur se ka mjaftueshëm sa për të mbrojtur territorin e Kosovës.

*Ky artikull publikohet në kuadër të Iniciativës Rajonale të Ballkanit Perëndimor kundër dezinformimit. “Qendra kundër dezinformatave në Ballkanin Perëndimor: ekspozimi i ndikimeve keqdashëse përmes gazetarisë mbikëqyrëse.”

Lexoni Gjithashtu

Disinfo

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.