Connect with us

Hi, what are you looking for?

Opinion

Diplomacia në kohën e Covid19

Ilustrimi nga: BigEye

Shtete të tëra janë mbyllur, vizitat shtetërore janë anuluar, udhëtimet zyrtare dhe komunikimi fizik janë kufizuar. Derisa shumë takime bilaterale dhe multilaterale janë zhvendosur në ‘Skype’ dhe forma tjera të mediave sociale.

Edhe diplomacia tradicionale është ngulfatur nga pasojat e pandemisë së koronavirusit, duke e bërë atë pothuajse të pamundur.

Si kurrë më parë, politika e jashtme, diplomacia dhe diplomatët janë në kërkim të formave të reja digjitale, për të vazhduar mirëmbajtjen e marrëdhënieve me shtetet dhe me institucionet multilaterale edhe në kohë krize.

Po ashtu në kërkim të mënyrave të reja për ofrimin e shërbimeve të nevojshme konsullore në një kohë të krizës globale, ku kërkesat e qytetarëve për riatdhesim, pajisje me dokumente të ndryshme është puna më e rëndësishme e kontaktit sociale në diplomaci në ditët e sotme.

Edhe diplomacia është kërkim të një platforme për të mundësuar koordinimin me partnerët strategjikë ndërkombëtarë për të përballuar krizën e koronavirusit, nga të cilët Kosova edhe më tutje është e varur.

Komunikimi virtual ndonëse nuk e zëvendëson fjalë-për-fjalë diplomacinë tradicionale, në ditët e karantinës globale është dëshmuar si mjeti më i efektshëm.

Tashmë, video-konferencat janë shndërruar në përditshmëri, ndërsa korridoret diplomatike mbesin të boshatisura për një kohë.

Në kohën e pandemisë, shumica e konferencave dhe bashkëbisedimet diplomatike po bëhen përmes konferencave online, diskutimeve në grupe digjitale dhe post-elektronike.

Javën e kaluar ndërroi jetë një ish-Ministër i Punëve të Jashtme të Tajlandës. Diplomatët janë mësuar të shkojnë dhe të shkruhen në librin e zisë, duke ia kushtuar një dedikim në emër të shtetit për personalitete të lartë që ndërrojnë jetë.

Sot në kohë pandemie të gjithë diplomatët kanë pasur mundësinë të shkruhen në një libër digjital.

Kjo është dëshmi e një ndryshimi të madh të cilën e ka imponuar pandemia për diplomacinë tradicionale dhe protokollin për diplomatët. Disa nga këto ndryshime, pa dyshim që do të mbesin edhe pasi të kalojë Covid-19.

Shtete si Estonia dhe Holanda tash e sa vite janë duke aplikuar forma të reja të komunikimit diplomatik.

Por, ne nuk duhet të presim krizën e ardhshme globale për të shpikur forma të reja të komunikimit politik dhe diplomatik, por atë ta bëjmë tani, duke u përgatitur për çdo sfidë që mund ta kemi para nesh.

G.R. Berridge sugjeron që qëllimi i diplomacisë, dhe, pra, i një ambasade, përfshin ‘krijimin e vullnetit të mirë”. Ky vullnet i mirë mund të krijohet vetëm nga kontakti social nga angazhimi dhe shkëmbimi me palët e interesuara, institucionet dhe publikun e gjerë. Kur kjo bëhet e pamundur fizikisht, duhet patjetër të bëhet në mënyrë virtuale.

Pandemia globale do të ndryshojë rrënjësisht edhe politikën e jashtme, ku diplomacia tradicionale duhet të bashkëjetojë me një diplomaci digjitale gjithmonë në rritje.

Qeveritë ende kanë nevojë për një shkëmbim njerëzor, konkurrencë dhe komunikim konfidencial. Kjo nuk mund të bëhet nga teknologjia në çdo sektor. Teknologjia mund të shërbejë si një mjet për ta bërë diplomacinë më efikase, por jo për ta zëvendësuar misionin e saj thelbësor: atë të ndërveprimit.

Tani për tani ndikimi negativ me mungesën e ndërveprimit social do të ndihet në diplomacinë publike, diplomacinë ekonomike dhe angazhimin e nivelit të lartë.

Shfaqja e teknologjive të reja, të fuqishme, të informacionit mund të sugjerojë që diplomacia publike tani mund të trajtohet në mënyrë elektronike. Por pa angazhim, pa një politikë që përmbush publikun, ndikohet jashtëzakonisht shumë. E njëjta gjë është me diplomacinë ekonomike, kur sot angazhimi me komunitetin e biznesit është shumë i ulët dhe nëse vetëm për të mirëmbajtur rrugë të furnizimit të hapur, por jo për prioritete më të gjera.

Ndërsa rrjetet sociale do të lejojnë qasje shumë më të madhe, kontakti personal, mesazhet e individualizuara do të mbesin jetike për çështje të ndjeshme që prekin interesat kombëtare.

Komunikimi ndërpersonal në krahasim me komunikimin elektronik mbetet thelbësor, pasi çdokush i shquar në sektorin privat, media, qeveria më e gjerë dhe botët e shoqërisë civile kërkon shkëmbim.

Kështu, forma e diplomacisë, dhe simboli i saj më i dukshëm, misioni diplomatik, është e hapur për ndryshime të konsiderueshme pasi i përshtatet një post-covid19.

Me ndikimin politik dhe ekonomik, pandemia do të krijojë një botë ku gjithashtu edhe diplomacia do të preket. Do të rritet domosdoshmëria për t’u ballafaquar më sfidat pasi shtetet të dalin nga karantina dhe ripozicionohen në kërkim të tregjeve të reja dhe ballafaqim më sfidat globale.

Unë nuk jam marrë me çështjet kryesore politike dhe ekonomike me të cilat do të përballet bota pas Covid19, por diplomacia do të jetë aty për të qëndruar, me ndryshime për ta bërë atë më efektive, por thelbi i saj do të mbetet tradicional dhe konservator.

—–

Muhamet Brajshori është Ambasadori i Kosovës në Tajlandë dhe vendet e ASEAN. Pikëpamjet e shprehura këtu janë personale dhe nuk pasqyrojnë ato të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Lexoni Gjithashtu

Debunking Articles

Pretendimi i ngritur nga Vudi Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari, Gabriel Escobari, ka nënvlerësuar qeverinë e Kosovës, duke e lidhur këtë me pretendimet se...

Analizë

Katër ditë para Vitit të Ri, më 27 dhjetor 2023, Qeveria e Kosovës miratoi në heshtje Projektligjin për Komisionin e Pavarur për Media, i...

Analizë

Viti i parë i Qeverisë Kurti shënoi një start të vështirë në politikën e jashtme, shoqëruar me shumë gabime diplomatike dhe dështime të protokollit....

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.