Connect with us

Hi, what are you looking for?

Analizë

Përtej teorive të konspiracionit: si keqmenaxhimi ndikoi procesin e vaksinimit në Shqipëri

Dhe ndërsa qershori dukej si momenti kur Shqipëria kishte marrë kthesën, me normat e infeksionit që ranë në numra njëshifrorë, deri në fund të korrikut (pasi një numër rekord vizitorësh kishin hyrë në Shqipëri, duke tejkaluar numrat para pandemisë), kjo normë kishte marrë tatëpjetën. Në gusht, numri i rasteve ditore arriti në 1.000.

Diku nga mesi i gushtit 2021, më në fund iu dorëzova pushtetit të diellit veror shqiptar dhe mirëprita taksinë time të parë që nga fillimi i pandemisë. Kur hyra në makinë, e gjeta veten në mes të një bisede mes shoferit dhe kunatës së tij, fatmirësisht një bisedë e zhvilluar me altoparlant. Pas një diskutimi të plotë të çështjeve të ndryshme shëndetësore të familjes së tyre dhe planeve për pushime, diskutimi midis të dyve iu kthye pandemisë me një ton të lodhshëm, por të pashmangshëm që karakterizon gjithçka në lidhje me COVID në këtë pikë; pasoja e një katastrofe globale që është transformuar në një fakt tjetër të jetës.

“Po, unë jam duke pritur që mjeku im i familjes të kthehet nga plazhi, në mënyrë që ajo të më miratojë një vaksinë Pfizer,” mbaj mend kur tha shoferi. Kunata e tij ra dakord me planin e tij – ajo poashtu shpresonte të bënte të njëjtën gjë.

Qeveria shqiptare aktualisht po përdor tre vaksina për të imunizuar popullsinë: Pfizer, AstraZeneca dhe vaksina kineze Sinovac-CoronaVac. Por ndërsa vaksinimi ka qenë i hapur për këdo mbi 18 vjeç që nga muaji gusht, vaksinat Pfizer (dhe në një masë pak më të kufizuar, AstraZeneca) janë lënë mënjanë për “grupet prioritare”, domethënë, punonjësit e shëndetësisë dhe njerëzit me komorbidete.

Unë nuk e pyeta shoferin përse po priste të merrte një vaksinë Pfizer kur Sinovac-CoronaVac ishte gjerësisht e disponueshme në çdo qendër vaksinimi. Sado anekdotike të jetë, kam dëgjuar shumë anëtarë të familjes dhe të njohur që kanë shtyrë vaksinat e tyre me shpresën për të rrëmbyer një vaksinë Pfizer kur të arrijë dërgesa e radhës.

Disa janë duke pritur Pfizer sepse e shohin atë si vaksinën e preferuar nga “Perëndimi” dhe natyrshëm më e besueshme. Por është gjithashtu e vërtetë që një nëngrup i caktuar, veçanërisht të rinjtë, po hedhin zare për Pfizer sepse Sinovac-CoronaVac nuk njihet nga shumica e vendeve të BE-së. Zakonisht kjo do të thotë që ata që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit mund t’u nënshtrohen kërkesave më të rrepta të karantinës ose ndoshta t’u ndalohet hyrja nëse udhëtojnë për “qëllime jo thelbësore” (turistë).

Një histori konvencionale e keqmenaxhimit dhe keqinformimit

Kur vjen puna për të shpjeguar rritjen e numrit të infektimeve në Shqipëri, rrëfimi praktikisht shkruhet vetë. Nga njëra anë, kur filloi sezoni turistik në qershor, qeveria shqiptare mori vendimin për të lehtësuar të gjitha masat pandemike, duke u bërë i vetmi vend në rajon që lejoi hyrjen e vizitorëve të huaj me kërkesa zero; madje as edhe një test negativ për COVID.

Në të njëjtën kohë, ndërsa të gjitha ngjarjet publike kishin një kapacitet prej 30%. Në mediat sociale nuk mungonin as fotografitë e pjesëmarrësve në festivalet verore, të mbledhur së bashku si sardele. Në këto fotografi ndonjëherë shfaqeshin politikanë, madje edhe zyrtarë të huaj.

Dhe ndërsa qershori dukej si momenti kur Shqipëria kishte marrë kthesën, me normat e infeksionit që ranë në numra njëshifrorë, deri në fund të korrikut (pasi një numër rekord vizitorësh kishin hyrë në Shqipëri, duke tejkaluar numrat para pandemisë), kjo normë kishte marrë tatëpjetën. Në gusht, numri i rasteve ditore arriti në 1.000.

Qeveria e ndryshoi këtë politikë në shtator, sapo mbaroi sezoni turistik. Ajo gjithashtu zgjati shtetrrethimin me një orë dhe përsëriti mandatimin për mbajtjen e maskës në ambientet e brendshme. Por dëmi tashmë ishte bërë.

nfeksionet janë ndihmuar edhe nga shifrat e zymt të Shqipërisë kur është fjala për vaksinimin. Sipas numrave zyrtarë, plotësisht janë vaksinuar 754,020 shtetas shqiptarë, ose afërsisht 28% prej 2.8 milion banorë të vendit. Marrja e vaksinave është ngadalësuar përkundër faktit se vaksinat janë të disponueshme gjerësisht për të gjithë personat mbi 18 vjeç që nga gushti i vitit 2021. Kjo e vendos Shqipërinë në të njëjtin nivel me fqinjët e saj, dhe shumë prapa shifrave të Bashkimit Evropian – një pasqyrë aspak frymëzuese duke marrë parasysh se Shqipëria ishte një nga të parat në Ballkanin Perëndimor që filloi me administrimin e vaksinave.

Në një kuptim, është e lehtë të shihet se çfarë po ndodh në Shqipëri, thjesht një përsëritje e trendit global në rritje të ndjenjës kundër vaksinimit, që i parapriu COVID-it dhe që po përkeqësohet që atëkohë.

Por ka qenë më e ndërlikuar të vlerësohet situata në terren duke pasur parasysh mungesën e të dhënave të sakta mbi qëndrimin e shqiptarëve ndaj vaksinimit në përgjithësi dhe vaksinave kundër COVID-19. Nuk ka sondazhe kombëtare ose ndërkombëtare që masin ndjenjat kundër vaksinave në Shqipëri. Një hulumtim i shpejtë i kryer në anglisht dhe shqip jep shumë pak rezultate, më i spikaturi është një sondazh i Universitetit të Minesotës që tregon se vetëm 26% e shqiptarëve mendojnë se vaksinimi i fëmijëve është i rëndësishëm.

Nastrana teoriite na zagovor da vidime kako losoto upravuvanje imase odraz vrz vakciniranjeto vo AlbanijaBurimi: shutterstock.com (фото: Mirza Kadic)

Gazetarët vendas megjithatë kanë prodhuar raporte që kërkojnë ta vendosin Shqipërinë brenda një kornize më të madhe sesi dizinformatat dhe përhapja e teorive të konspiracionit në internet kanë promovuar një lëvizje të rrezikshme kundër vaksinave. Për shembull, një profil i BIRN mbi antivaksierin famëkeq Alfred Cako thekson sesi transmetuesit shqiptarë i kanë dhënë me kënaqësi Cakos dhe shumë prej njerëzve të tij një platformë të madhe për të përhapur dizinformata rreth rreziqeve të zbërthyera të vaksinës, si dhe komploteve të mirënjohura antisemitike të cilët e shohin vaksinën si një komplot nga elitat globale për të rrënjosur dominimin e tyre.

“Louis Vuitton-i” i vaksinave

Sidoqoftë, është e rëndësishme të bëhet një dallim këtu midis atyre që bien pre e teorive të çuditshme të komplotit, të shprehura shpesh në gjuhën e zgjedhjes personale, dhe atyre, rezistenca e të cilëve ndaj vaksinimit bazohet në një plejadë arsyesh më komplekse. Unë do të argumentoja se dy elementë të ndërlidhur kanë luajtur gjithashtu një rol të rëndësishëm në ngadalësimin e shkallës së vaksinimit në Shqipëri. Së pari, është mbështetja e shqiptarëve për Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara – si një udhërrëfyes sjelljeje dhe informativ. Dhe së dyti, frika e përhapur te shqiptarët për humbjen e përhershme të lirisë së tyre të lëvizjes.

Edhe pse në rënie të vazhdueshme, shqiptarët në përqindje të madhe vazhdojnë t’i besojnë Bashkimit Evropian dhe institucioneve të tij, veçanërisht kur krahasohet me besimin që ata kanë për institucionet vendore dhe qeverinë shqiptare. Nuk do të ishte e pakuptimtë, pra, të ekstrapolojmë se qëndrimi i BE-së ndaj vaksinave të caktuara, nga ana tjetër, mund të ndikojë në qëndrimin e shqiptarëve për to.

Për të dhënë vetëm një shembull, në mars të vitit 2021, disa vende të BE-së pezulluan përkohësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për arsye shëndetësore, pavarësisht konsensusit shkencor për këtë vaksinë. Dhe kjo ndjenjë dyshimi u përhap në Shqipëri ku, sipas mediave lokale dhe ndërkombëtare, mësuesit – një nga grupet e para që u vaksinuan – ishin shumë të kujdesshëm ndaj kësaj vaksine.

Në mënyrë të ngjashme, hezitimi i shqiptarëve ndaj Sinovac-CoronaVac të prodhuar nga Kina ka të ngjarë të jetë përkeqësuar nga qëndrimi i Bashkimit Evropian ndaj kësaj vaksine. Më konkretisht, ndërsa Sinovac është autorizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (dhe është përfshirë në skemën COVAX), Agjencia Evropiane e Barnave ende nuk ka bërë të njëjtën gjë. Kjo pavarësisht provave klinike që tregojnë se mbron nga mundësia e hospitalizimit dhe vdekjes në një shkallë që është në të njëjtin nivel me vaksinat e prodhuara në Perëndim.

Megjithëse rekomandimet e EMA-s nuk janë detyruese, shtetet anëtare të BE-së kanë tendencë t’i ndjekin me kujdes vendimet e saj. Si rezultat, shumica e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian nuk e njohin vaksinën Sinovac-CoronaVac, duke kufizuar kështu mundësitë e atyre që vaksinohen me të për të udhëtuar në BE.

Nuk është e vështirë të besohet se për shqiptarët, shumë prej të cilëve kanë familje jashtë vendit ose kanë përfituar lirinë e dhënë nga marrëveshja e fituar me vështirësi për liberalizimin e vizave që nga viti 2010, ideja se vaksina e tyre mund të mos njihet, është e mjaftueshme për t’i bërë ata të hezitojnë. Ata më shumë do të shpresonin që në të ardhmen, do të arrinin të bindnin mjekun e tyre të familjes që t’i regjistrojë për një vaksinë Pfizer. Në të vërtetë, intervistat e kryera nga Euronews Albania në qershor treguan se edhe ata që u paraqitën në qendrat e vaksinimit falas thanë se do të kishin preferuar Pfizer pikërisht për arsyet në lidhje me udhëtimin.

Qeveria shqiptare ka bërë pak për të zbutur këto shqetësime. Duke i administruar vaksinat Pfizer (dhe AstraZeneca) një grupi të kufizuar njerëzish, dhe veçanërisht duke i ruajtur për ata që konsiderohen “në rrezik” për shkak të komorbideteve, ata po përhapin një mesazh se ka vaksina Pfizer është më e mirë në krahasim me të tjerat. Nuk është çudi që kam dëgjuar një mik që i referohej me shaka vaksinës Pfizer si “Louis Vuitton-i” i vaksinave.

Gjërat mund të ndryshojnë. Në fund të shtatorit, numrat zyrtarë filluan të ulen, edhe pse vdekjet kanë mbetur të larta. Dhe ndërsa vaksinat nuk janë të detyrueshme për të gjithë, ato kërkohen për studentët e universitetit, mësuesit, punonjësit e shëndetit dhe tani edhe anëtarët e parlamentit. Shqipëria sapo arriti një marrëveshje tjetër me Pfizer për të blerë gjysmë milioni doza të tjera, të cilat mund të zgjidhin një nga çështjet.

Megjithatë, përmbysja e këtij trendi do të kërkojë një qasje të shumëanshme kundër dizinformimit dhe keqkuptimit. Fushata tashmë në hije e qeverisë për vaksinimin “Shqipëria buzëqesh” pati një prezencë të shurdhër në krahasim me ethet dhe atraktivitetin më të thjeshtë të teorive të komplotit viral. Por gjithashtu do të duhet vullnet i mirë për të bashkëpunuar me ato vende dhe institucione, refuzimi i të cilëve për të njohur vaksina të caktuara mohon një politikë konkurruese dhe fitim mbi jetën e njerëzve.

Derisa të ndryshojë, me normat e vaksinave ende të ulëta dhe kufizimet pandemike që kryesisht nuk respektohen, Shqipëria do të duhet të përgatitet për një dimër të ashpër në ardhje.

 

Teksti është pjesë e iniciative “Histori nga rajoni” që zbatohet nga Res Publica dhe Instituti për Studime të Komunikimit nga Maqedonia, në bashkëpunim me partnerët nga Mali i Zi (PCNEN), Kroacia (Lupiga), Kosova (Sbunker), Serbia (Autonomija), Slloveni (DKIS), Bosnja dhe Hercegovina (Analiziraj.ba) dhe Greqia (Macropolis), në kuadër të projektit “Bashko pikat: politika të përmirësuara përmes pjesëmarrjes qytetare ” me mbështetjen e Ambasadës Britanike në Shkup.

Lexoni Gjithashtu

Debunking

Pretendimi se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka ndryshuar pamjen e  flamurit shtetëror të Kosovës, është i rremë dhe i pambështetur në fakte....

Opinion

Qeveria e Kosovës ka deklaruar se këtë verë planifikon ta hapë për qarkullim të veturave Urën kryesore mbi Ibër, duke shqetësuar shumë njerëz –...

Analizë

Memorandumi i mirëkuptimit midis Serbisë dhe BE-së, i nënshkruar më 19 korrik nën mbikëqyrjen e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, e ka kristalizuar qasjen transaksionale...

Disinfo

Gjatë dy viteve të fundit, Kosova ishte cak i sulmeve kibernetike dhe kërcënimeve me bomba, që kishin për qëllim destabilizimin e vendit dhe krijimin...

Copyright © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara © Sbunker. Materialet e botuara në këtë faqe nuk mund të riprodhohen, shpërndahen, transmetohen, ruhen apo përdoren në mënyra tjera, pa leje paraprake nga Sbunker. Design & Hosting by: PROGON LLC.